External Publication
Visit Post

Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj

Zhurma Press June 13, 2026
Source

SHKUP — Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për Çmimin vjetor për hulumtuesit e rinj për vitin 2027. Thirrja është e hapur për të rinjtë deri në moshën 35 vjeç, të cilët mund të aplikojnë me punime kërkimore në fushën e makroekonomisë, bankave dhe sistemeve bankare.

Për vendin e parë është paraparë një shpërblim prej 130 mijë denarësh, ndërsa për vendin e dytë 65 mijë denarë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm shtetasit e Maqedonisë së Veriut, përveç të punësuarve në Bankën Popullore. Qëllimi i konkursit është të nxisë mendimin shkencor dhe të promovojë kuadrot e reja profesionale.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike të përcaktuar, me afat përfundimtar 1 shkurt 2027. Ky konkurs vjetor inkurajon aktivitetin kërkimor në sektorin bankar.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...