External Publication
Visit Post

Kush e sulmoi 19-vjeçarin nga Lleshnica në një lokal në Gostivar?

Zhurma Press June 13, 2026
Source

GOSTIVAR — Një 19-vjeçar me inicialet V.D. nga fshati Lleshnicë e Gostivarit ka denoncuar një incident të dhunshëm në polici. Denoncimi është paraqitur zyrtarisht më 12 qershor rreth orës 19:00 në Stacionin Policor të Gostivarit, pak orë pas incidentit të ndodhur në një objekt hotelierik të qytetit.

I riu ka deklaruar se rreth orës 16:50 është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore, ndërsa një person i gjinisë mashkullore e ka kërcënuar atë. Policia e Gostivarit njoftoi zyrtarisht se po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...