External Publication
Visit Post

Mario Banushi në Venecie: Pse juria e nderoi me Luanin e Argjendtë?

Zhurma Press June 13, 2026
Source

VENECI — Artisti me rrënjë shqiptare, Mario Banushi, është nderuar me çmimin prestigjioz Luani i Argjendtë në edicionin e 54-t të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Bienales së Venecias. Sipas jurisë, krijimtaria e tij çlirohet nga konvencionet e teatrit tradicional narrativ, duke ruajtur një ndjeshmëri klasike të ushqyer nga kujtesa personale.

Ky sukses i jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare është vlerësuar lart edhe nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Ai theksoi rëndësinë e madhe që ka promovimi i talenteve të reja në artin bashkëkohor, duke e cilësuar Banushin si pjesë të një brezi artistësh që po spikatin në skenën evropiane.

Sipas ministrit Gonxhja, Banushi sjell një gjuhë teatrale origjinale, poetike dhe thellësisht njerëzore. Ky çmim i rëndësishëm konfirmon talentin e tij të veçantë dhe peshën e zërave të rinj në zhvillimin e teatrit bashkëkohor.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...