External Publication
Visit Post

LVV arrin në 44% të votave pas kutisë së parë nga diaspora

Zhurma Press June 12, 2026
Source

PRISHTINË — Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është numëruar kutia e parë e votave të ardhura me postë nga diaspora për komunën e Gjilanit. Lëvizja Vetëvendosje mori 315 vota ose 78.75 për qind. LDK siguroi 65 vota ose 16.25 për qind, PDK 17 vota ose 4.25 për qind, kurse AAK mori vetëm dy vota.

Pas përfshirjes së këtyre votave në rezultatin e përgjithshëm, Lëvizja Vetëvendosje arrin në 44 për qind të votave në nivel vendi me gjithsej 308,883 vota, duke ruajtur 50 ulëse. Kandidatët nga Lugina e Preshevës dhe Shqipëria mbesin jashtë Kuvendit të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e dyta me 146,340 vota ose 20.85 për qind dhe 23 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës mban 19 ulëse me 119,908 vota ose 17.08 për qind, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguron tetë mandate me 49,833 vota ose 7.10 për qind.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...