External Publication
Visit Post

Moti gjatë fundjavës: Diell të shtunën dhe riga shiu të dielën

Zhurma Press June 12, 2026
Source

PRISHTINË — Gjatë fundjavës mbi Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, por me ndryshime të kushteve atmosferike. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), dita e shtunë, 13 qershor, do të karakterizohet nga moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius. Gjatë së shtunës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë.

Për ditën e diel parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku vende-vende do të ketë riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje, duke lëvizur nga 10 deri në 13 gradë Celsius ato minimale, dhe nga 24 deri në 27 gradë Celsius ato maksimale, nën ndikimin e erës nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë.

Burim: Demokracia — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...