{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreigq65luz6bq5e4kvi2vm44vawwt75lryzutiloanbornrvvwvwfoq",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo45icm25hy2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreietnuk2jewar7ajjl2zt4jytiy4nvxitiod3lkds7i2ni76znogki"
    },
    "mimeType": "image/png",
    "size": 611951
  },
  "description": "Si ndahen votat për udhëheqësit e partive kryesore dhe kur pritet certifikimi i rezultateve?",
  "path": "/kandidatet-me-te-votuar-ne-zgjedhjet-e-7-qershorit/",
  "publishedAt": "2026-06-12T16:20:53.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "ATSH"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Teksa votat e rregullta në Kosovë janë numëruar pothuajse të gjitha, ka nisur procesi i numërimit të atyre të hedhura në përfaqësitë diplomatike në botë.\n\nNga numërimi i mbi 90 për qind të votave, në Lëvizjen Vetëvendosje kryeson Albin Kurti me 240.150 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 189.043 vota. Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza udhëheq me 113.953 vota, ndërsa Përparim Gruda ka siguruar 69.197 vota.\n\nNë Lidhjen Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu udhëheq me 78.610 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 71.424 vota. Ndërkohë, te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka siguruar 39.508 vota, duke lënë pas kryetarin e këtij subjekti, Ramush Haradinaj, me 35.491 vota.\n\nSipas rezultateve preliminare, LVV kryeson zgjedhjet me 42.91 për qind të votave (48 ulëse), e ndjekur nga PDK me 21.14 për qind (24 ulëse), LDK me 17.60 për qind (20 ulëse) dhe AAK me 7.16 për qind (8 ulëse). Në Kuvend pritet të jetë edhe Lista Serbe me 6.17 për qind.\n\nKQZ pritet të numërojë edhe votat me kusht, ato me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Shpallja e rezultateve përfundimtare planifikohet më 26 qershor, ndërsa certifikimi më 6 korrik, varësisht nga ankesat që mund të ushtrojnë subjektet politike ndaj procesit zgjedhor.\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "KQZ publikon kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit",
  "updatedAt": "2026-06-12T16:20:53.545Z"
}