{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreigjxwtzt77vwkwsybt5xqjac2psfy2hmt5nlm2qfuwsmvrt2eho6u",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo43brbivdr2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreihrwj5ljwbo46ci34entd2j2sjpohv3jyatxgv7stcdbom7cw5fq4"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 134447
},
"description": "Kryeprokurori Petrit Kryeziu priti përfaqësuesit e OSBE-së për të diskutuar zbatimin e projektit rajonal për monitorimin e rasteve të korrupsionit.",
"path": "/kryeprokurori-prizrenit-takim-osbe-krimi-organizuar/",
"publishedAt": "2026-06-12T15:41:26.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Prokurorisë Themelore",
"OSBE",
"IndeksOnline"
],
"textContent": "**PRIZREN** — Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në një takim pune Dr. Eoin B. Healy, konsulent vlerësues të Misionit të OSBE-së në Kosovë. Në këtë takim mori pjesë edhe Arita Gërxhaliu-Rama, zyrtare kombëtare për monitorim në projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.\n\nGjatë këtij bashkëbisedimi u diskutua për çështje të rëndësishme që ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve specifike të korrupsionit, rritjes së transparencës institucionale si dhe forcimit të llogaridhënies në drejtësi.\n\nBashkëbiseduesit shqyrtuan zbatimin e Projektit Rajonal për Monitorimin e Gjykimeve në fushën e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjithashtu, u analizua ndikimi që ky projekt ka në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit, si dhe raporti me rekomandimet e hartuara në kuadër të tij.\n\nNë takim u vlerësua se monitorimi i proceseve gjyqësore rrit besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Kryeprokurori Kryeziu falënderoi përfaqësuesit e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme dhe ritheksoi përkushtimin e prokurorisë për forcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e standardeve më të larta.\n\n_Burim:_ IndeksOnline\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë u diskutua në takimin mes kryeprokurorit të Prizrenit dhe OSBE-së?",
"updatedAt": "2026-06-13T23:49:28.424Z"
}