Kujt i përket qelia luksoze e zbuluar në burgun e Peqinit?
PEQIN — Një video e cila pretendon se shfaq pamjet e një qelie luksoze brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, është bërë virale në Shqipëri të premten. Gazetari Artan Hoxha, i cili ka publikuar këto pamje, e ka cilësuar këtë ambient brenda burgut si një hotel të vërtetë me shtatë yje.
Në pamjet e publikuara shihet ky ambient luksoz i cili është i pajisur me pajisje të ndryshme si televizor, mini-kuzhinë, shtrat luksoz dhe dollap. Sipas gazetarit Hoxha, të gjitha investimet e kryera në këtë ambient janë bërë nga eksponentë të botës së krimit.
Gazetari ka thënë se këtë video e ka siguruar nga një i burgosur brenda institucionit dhe ka shtuar se një situatë e tillë është krejtësisht e pazakontë për një burg të sigurisë së lartë.
Sipas Hoxhës, qelia e publikuar në video i përket një ish-ortaku të Ervis Martinaj. Ky i fundit njihet si bosi i lojërave të fatit në Shqipëri dhe zyrtarisht ka vite që është shpallur i zhdukur.
Burim: Koha.net — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere