External Publication
Visit Post

Sa raste të dhunës në familje u trajtuan brenda një jave?

Zhurma Press June 12, 2026
Source

PRISHTINË — Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ka trajtuar 58 raste të reja në të gjithë territorin e Kosovës gjatë një jave. Sipas të dhënave zyrtare, 51 prej tyre kanë qenë raste të dhunës në familje, ndërsa janë shënuar edhe dy raste të dhunimit dhe një rast i kanosjes.

Për mbrojtjen e viktimave, institucionet kanë parashtruar në gjykatë dhjetë kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente dhe një kërkesë të rregullt. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 57 seanca gjyqësore dhe 13 seanca në prokurori, si dhe janë shqiptuar 15 aktgjykime dënuese e tri refuzuese.

Zyra ka ofruar 64 këshilla juridike dhe ka referuar rastet tek institucionet e tjera, duke përfshirë pesë referime në QPS dhe dy në ANJF. Ndërkohë, katër raste të tjera kanë pasur të bëjnë me shkelje të urdhrit të mbrojtjes.

Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...