External Publication
Visit Post

Çfarë u premton Mickoski kompanive turke në Maqedoninë e Veriut?

Zhurma Press June 12, 2026
Source

STAMBOLL — Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili po qëndron për një vizitë pune në Turqi bashkë me një delegacion qeveritar, u ka bërë thirrje investitorëve turq në Stamboll që të investojnë në Maqedoninë e Veriut dhe të bëhen pjesë e historisë së zhvillimit ekonomik të këtij vendi.

Në fjalimin e tij të mbajtur gjatë një forumi biznesi, Mickoski ka theksuar se të dyja vendet tradicionalisht kultivojnë marrëdhënie miqësore të bazuara në besim dhe respekt të ndërsjellë. Sipas tij, këto lidhje të forta ndërmjet popujve përbëjnë një bazë të shëndoshë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të reja.

Ai gjithashtu shtoi se Maqedonia e Veriut po pozicionohet si një destinacion konkurrues me zona moderne industriale dhe klimë të favorshme. Sipas kryeministrit, kompanitë turke që investojnë atje fitojnë mundësinë për t'u bërë pjesë e zinxhirëve evropianë të furnizimit dhe për të zgjeruar praninë e tyre në tregje më të gjera.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...