{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreidn6hwepgzjvwn4g5wxs3nsmdqalpekgodhamr3vgogxpy4fbgu5e",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo3sadubrvy2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreiasuqztnqzydn7fhmu47cibb7ibbghqqjxyyd7ws4uys3h47cgbvq"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 269315
},
"description": "Pse Gjykata Supreme hodhi poshtë pretendimet e VV-së për përfshirjen e të miturve?",
"path": "/supremja-refuzon-ankesen-e-vvse-gjoba-e-te-miturve/",
"publishedAt": "2026-06-12T12:59:11.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Insajderi"
],
"textContent": "PRISHTINË — Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili kishte shqiptuar gjobën prej 6 mijë eurosh për përfshirjen e të miturve në aktivitete zgjedhore.\n\nRasti lidhet me dy tubime zgjedhore të organizuara nga LVV më 3 qershor në Podujevë dhe Lipjan. Organizata Joqeveritare Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kishte paraqitur ankesa për to. PZAP bashkoi procedurat dhe konstatoi shkelje të nenit 5, paragrafit 3 të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024, duke shqiptuar gjobën.\n\nNë ankesën e saj, LVV argumentoi se dispozita në fjalë nuk ndalon çdo prani të të miturve në aktivitete politike, por vetëm angazhimin aktiv të tyre nga subjekti politik, duke pretenduar se një angazhim i tillë nuk ishte provuar në rastin konkret.\n\nMegjithatë, Kolegji i Gjykatës Supreme vlerësoi se ankesa nuk qëndron. Theksoi se PZAP i kishte zbatuar drejt dispozitat përkatëse dhe se qëllimi i nenit është mbrojtja e të miturve në përputhje me interesin e fëmijës dhe standardet ndërkombëtare. Sipas gjykatës, përgjegjësia e subjektit politik nuk përjashtohet nëse fëmijët kanë qenë të shoqëruar nga prindërit.\n\nLidhur me gjobën, Gjykata konstatoi se PZAP kishte marrë parasysh natyrën dhe peshën e shkeljes, ndikimin në proces, si dhe faktin se LVV-ja ishte njoftuar më herët për obligimet ligjore dhe ishte sanksionuar edhe më parë për shkelje të ngjashme. Me këtë vendim, Supremja la në fuqi vendimin e PZAP-it dhe e refuzoi ankesën në tërësi.\n\n_Burim:_ Insajderi\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Supremja refuzon ankesën e VV-së për gjobën e të miturve",
"updatedAt": "2026-06-12T12:59:11.878Z"
}