{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreiagdx5neh64ppd3g6lkp5uu2wx5sobiubqkxof2u2leawcyekf54y",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo3qdhfcgjn2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreidardle6dkjxtifjja3wrfahducxedyybmm2mulhuazagd76nouw4"
    },
    "mimeType": "image/png",
    "size": 69836
  },
  "description": "Sa vota morën subjektet kryesore politike të Kosovës në tri qendra të Gjermanisë?",
  "path": "/votat-e-diaspores-gjermani-zgjedhjet-qershor/",
  "publishedAt": "2026-06-12T12:25:30.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Insajderi"
  ],
  "textContent": "BERLIN — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rreth 27,66 për qind të votave të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Në dy qendra votimi të përmbyllura në Berlin, Lëvizja Vetëvendosje mori 85,73 për qind (763 vota), PDK 6,07 për qind (54 vota), LDK 5,17 për qind (46 vota) dhe AAK 2,13 për qind (19 vota).\n\nNë Konsullatën e Dyseldorfit, nga katër kuti votimi të numëruara, dominimi i LVV-së vijoi me 85,13 për qind apo 2,497 vota. Pas saj radhiten PDK me 6,61 për qind (194 vota), LDK me 5,97 për qind (175 vota) dhe AAK me 1,67 për qind (49 vota).\n\nNumërimi përfundoi edhe në Hamburg, ku LVV ka marrë 83,18 për qind (742 vota). Partia Demokratike e Kosovës mori 9,53 për qind (85 vota), Lidhja Demokratike e Kosovës 5,61 për qind (50 vota), kurse AAK regjistroi vetëm 1,01 për qind apo nëntë vota.\n\n_Burim:_ Insajderi\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "LVV merr mbi 83% të votave në Berlin, Dyseldorf dhe Hamburg",
  "updatedAt": "2026-06-12T12:25:30.943Z"
}