External Publication
Visit Post

Si arriti kompania NUM CONSTRUCTION të fitojë 3.4 mln euro tendera nga Komuna e Çairit?

Zhurma Press June 12, 2026
Source

SHKUP — BDI ka deklaruar sot se publikimi i fundit ngriti dyshime serioze lidhur me mënyrën se si një kompani e themeluar vetëm në korrik 2024, NUM CONSTRUCTION LTD, ka arritur të sigurojë kontrata publike në vlerë prej mbi 3.4 milionë euro nga Komuna e Çairit.

Sipas dokumenteve të publikuara, bëhet fjalë për katër tenderë të mëdhenj të fituar nga kjo kompani, dy gjatë mandatit të Visar Ganiut dhe dy gjatë periudhës kur me komunën udhëhiqte Izet Mexhiti, gjë që ngrit pyetje për vazhdimësinë e përfitimeve.

Dyshimet thellohen për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë të Adnan Sinanit, i cili në opinion njihet si pjesë e rrethit më të afërt të Izet Mexhitit, me adresën nga e cila operon kjo kompani, duke ngritur pyetje për mundësinë e favorizimit.

BDI thekson se qytetarët meritojnë përgjigje të qarta se kush e rekomandoi këtë kompani dhe nëse kanë ekzistuar lidhje personale, familjare, biznesore apo politike që kanë ndikuar në këto procese, duke iu referuar Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...