Shtypi qenin me qëllim në Korçë: shoferi shpallet në kërkim
KORÇË — Një video shokuese, e publikuar dje në rrjetet sociale, ka ngjallur indinjatë dhe zemërim të gjerë tek qytetarët. Në pamje shihet një drejtues mjeti që me vetëdije tenton të përplasë dhe të vrasë një qen të ndodhur në rrugë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, me qytetarët duke kërkuar ndëshkimin e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer verifikimet përkatëse dhe kanë arritur të identifikojnë automjetin dhe drejtuesin e tij. Personi me inicialet Gj.Ç. është shpallur në kërkim dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale «Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit» , mbetur në tentativë.
Sipas të dhënave paraprake, qeni ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes së qëllimshme. Policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Burim: ABC News — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere