External Publication
Visit Post

Çfarë thonë Hasani dhe Shabani për shfuqizimin e Balancuesit?

Zhurma Press June 11, 2026
Source

SHKUP — Në emisionin “Debat” në TV Shenja, përfaqësuesi i VLEN-it Admir Shabani dhe ish-ministri i Shëndetësisë nga BDI-ja, Ilir Hasani, u përplasën për pasojat e shfuqizimit të mekanizmit “Balancuesi” nga Ligji për Përfaqësim të Drejtë.

Shabani theksoi se periudhat me më shumë punësime në administratën publike kanë qenë pikërisht kur Balancuesi nuk ka qenë në fuqi. “Më tepër punësime ka pasur kur nuk ka pasur Balancuesi,” tha ai.

Nga ana tjetër, Hasani e kritikoi heqjen pa alternativë: “I mirë apo i keq, Balancuesi nuk duhej të shfuqizohej pa u rregulluar ligji.” Sipas tij, shfuqizimi pa një zgjidhje të re ligjore ishte i gabuar.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...