{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreibiiqykuzaznm64vmyiei4kwxsyvjie2rzz3ltv77tmvmzosohav4",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnzn2jux6b32"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreiel7pdm55ui3srvv5s4x5iemrjrti2nwlrgu5phujyr4pjhabq66e"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 429943
},
"description": "Çfarë mesazhi përcjellin rezultatet e 7 qershorit për partitë politike në Kosovë?",
"path": "/nrecaj-asnje-parti-autoritet-zgjedhjet-kosove/",
"publishedAt": "2026-06-11T16:21:25.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Zëri"
],
"textContent": "PRISHTINË — Juristi Anton Nrecaj ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka përcjellë një mesazh të qartë për të gjitha partitë politike në Kosovë: asnjëra prej tyre nuk e ka autoritetin e plotë për të qeverisur e vetme.\n\nNrecaj tha se rezultati preliminar është pothuajse i ngjashëm me atë të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, duke e lënë vendin përballë një situate të njohur politike. Sipas tij, përvoja e periudhës së kaluar ka treguar vështirësitë që sjell mungesa e një konsensusi politik, ndërsa vendi është përballur me kalkulime dhe manovra për krijimin e institucioneve.\n\nAi shtoi se mesazhet kanë qenë të qarta jo vetëm nga qytetarët përmes votës, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë kërkuar bashkëpunim dhe përgjegjësi nga spektri politik kosovar. “Tani jemi në situatën kur mesazhet janë të njëjta dhe kërkohet që në mënyrë urgjente të gjindet një konsensus përbashkët i partive politike”, ka thënë Nrecaj.\n\nSipas rezultateve preliminare të KQZ-së, pas procesimit të 100 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 42.96 për qind të votave, PDK-ja renditet e dyta me 21.13 për qind, LDK-ja e treta me 17.60 për qind dhe AAK-ja ka siguruar 7.16 për qind. Këto rezultate nuk përfshijnë ende votat e diasporës.\n\n_Burim:_ Zëri_, http://www.zeri.info/aktuale/626269/nrecaj-zgjedhjet-treguan-se-asnje-parti-nuk-ka-autoritet-qe-ti-kete-gjitha-pushtetet/\n— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Nrecaj: Asnjë parti nuk ka autoritet të plotë pas zgjedhjeve",
"updatedAt": "2026-06-11T16:21:26.177Z"
}