{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreid6cita2bbwseaqafduwxf56psji7s5uov2a3n6v5zu6plhd2bbpe",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnzlfz4fcij2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreif5o6xldm6xmg7hkywg4dexcy6ixp6j4nslgjncqooqyj3j2xvicy"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 25422
  },
  "description": "Si u zhdukën mjetet e BE-së në projektin IPA II të Komunës së Kërçovës?",
  "path": "/kallezim-penal-kanalizimi-kercove-9-4-milione-euro/",
  "publishedAt": "2026-06-11T15:52:04.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "https://almakos.com/kallezim-penal-per-projektin-e-kanalizimit-ne-kercove-humben-mbi-9-4-milione-euro-mjete-ipa/"
  ],
  "textContent": "SHKUP — Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër personit S.G.O.B., shtetas i huaj, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të një personi juridik, si dhe kundër vetë personit juridik. Dyshohet për veprën penale \"Keqpërdorimi i procedurës së thirrjes publike\" sipas nenit 275-v të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.\n\nProjekti \"Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Kërçovës\" u kontraktua në vitin 2023 me Ministrinë e Financave të RMV-së në kuadër të Programit Operativ Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Veprimet Klimatike për IPA II (2014-2020). Financimi vinte nga Komisioni Evropian dhe Buxheti i RMV-së.\n\nS.G.O.B. dyshohet se e fshehu falimentimin e bankës azerbajxhanase \"Muganbank\", e cila kishte lëshuar garancinë bankare të kërkuar për projektin. Ai nuk zbuloi se garancia nuk ishte më e vlefshme. Njëkohësisht, angazhoi nënkontraktorë pa miratimin e Ministrisë së Financave dhe organit mbikëqyrës, duke shkelur detyrimet kontraktuale. Kontrata u ndërpre më pas.\n\nDëmi i shkaktuar Buxhetit të RMV-së arrin në 127.425.036 denarë, ndërsa humbja e mjeteve IPA kap vlerën e 9.474.132 eurove — të cilat shteti do të duhet t'i kompensojë nga mjetet e veta.\n\n_Burim: Almakos,_ https://almakos.com/kallezim-penal-per-projektin-e-kanalizimit-ne-kercove-humben-mbi-9-4-milione-euro-mjete-ipa/\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Dëm 9.4 milionë euro: Kush është biznesmeni i huaj pas kanalizimit të Kërçovës?",
  "updatedAt": "2026-06-11T15:52:05.083Z"
}