External Publication
Visit Post

ESHR: 235 persona morën njëkohësisht ndihmë sociale e pension

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — Enti Shtetëror i Revizionit ka gjetur lëshime të shumta në sistemin e pagesës dhe kontrollit të mbrojtjes sociale për periudhën 2022 – qershor 2025, duke konstatuar se 235 persona kanë marrë njëkohësisht edhe ndihmë sociale edhe pension.

Sipas raportit, këto pagesa të pa baza kanë kushtuar 14,5 milion denarë, ose rreth 236 mijë euro. Prej tyre, 10,7 milion denarë i përkasin 190 përdoruesve të ndihmës sociale, 426 mijë denarë 5 përdoruesve të ndihmës së përjetshme dhe 3,3 milion denarë 40 përdoruesve të pensionit për personat e moshuar.

ESHR-ja thekson dobësi në kontrollet sistemore, dokumentacionin e paplotë, vonesat në procedura dhe shkëmbimin jo funksional të të dhënave mes institucioneve. Revizorët paralajmërojnë rrezik nga harxhimi jo racional i mjeteve publike dhe uljen e efikasitetit të sistemit. Për ta adresuar këtë, propozohet përmirësimi i kornizës ligjore, i kontrolleve dhe i koordinimit mes institucioneve.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/mbi-230-persona-kane-marre-edhe-ndihme-sociale-edhe-pension-demi-ne-buxhet-236-mije-euro/ — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...