External Publication
Visit Post

Fatlume Bunjaku anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — Aktorja kosovare Fatlume Bunjaku është përzgjedhur anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit. Lajmin e bëri të ditur vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu emocionet për pranimin në këtë institucion të kinemasë evropiane.

"Jam e emocionuar dhe e nderuar që i bashkohem Akademisë Evropiane të Filmit si anëtare e re", ka shkruar Bunjaku. Ajo falënderoi presidenten e akademisë, Juliette Binoche, për ftesën dhe pritjen e ngrohtë.

Anëtarësimi në këtë akademi konsiderohet vlerësim i rëndësishëm për profesionistët e industrisë së filmit dhe mundësi për t'u bërë pjesë e rrjetit evropian të krijuesve. Suksesi vlerësohet si arritje jo vetëm për Bunjakun, por edhe për përfaqësimin e artistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare.

Burim: IndeksOnline — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...