{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreibyrvr6djsubouvekjakheu76i5x6f77f6c54su5ublgxymhxooaq",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnzeeaqvorw2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreifvgoyzz4xyfwtrsdojeoqfzmc2dgtysasmye27bkcog55ozsdo4u"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 29029
},
"description": "Çfarë lidhje ka muzika antike greke me trashëgiminë kulturore shqiptare?",
"path": "/koncert-konference-lira-lashtesia-teatri-lirik-tirane/",
"publishedAt": "2026-06-11T13:45:55.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"ATSH"
],
"textContent": "TIRANË — Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën \"Argjiro\" dhe Akademinë Ndërkombëtare të Lirës, organizoi koncert-konferencën \"Nga lira e lashtësisë drejt teatrit lirik\".\n\nProtagonist i mbrëmjes ishte kompozitori dhe studiuesi i asociuar i Akademisë së Athinës, dr. Nikos Xanthoulis. Ai interpretoi një program ku u ndërthurën krijime të autorëve antikë me kompozime moderne të frymëzuara nga tradita klasike.\n\nPubliku dëgjoi pjesë të rralla si \"Choral\" nga \"Oresti\" i Euripidit (408 p.K.), \"Paeani delfik\" i Athenaeus (128 p.K.), dhe \"Epitafi i Seikilosit\" (shek. II–III e.s.), një nga dëshmitë më të hershme të muzikës së shkruar. Në program ishin edhe krijime të Xanthoulis-it: \"Rosa Ritrovata\", \"Hear my Prayer\" dhe \"Honor to Dionysus\".\n\nNëpërmjet muzikës, rrëfimit dhe kërkimit shkencor, dr. Xanthoulis solli tingujt e lirës me shtatë tela dhe historinë e saj, nga roli në qytetërimin antik deri te ndikimi në teatrin lirik dhe muzikën e kultivuar evropiane.\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Si udhëtoi lira nga lashtësia në teatrin lirik në Tiranë?",
"updatedAt": "2026-06-11T13:45:55.588Z"
}