{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreifuivol4lriw5ymyua7khinpvrjjg57i4eaupultend3wxzlqqgim",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnze6ljf3oz2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreibcc4cdf7hwu5wene6on65o7grzksxz6vr6oaxpwg2pmzrwsl57pi"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 175634
  },
  "description": "Pse theksohet dhurimi vullnetar si burimi më i sigurt për furnizimin me gjak?",
  "path": "/msh-qktg-java-dhurimit-vullnetar-gjakut/",
  "publishedAt": "2026-06-11T13:42:44.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Qendra Kombëtare",
    "IndeksOnline"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTG) kanë nisur aktivitetet në kuadër të Javës së Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Në njoftimin e publikuar, MSH e cilëson këtë javë si mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi \"rëndësinë jetike të dhurimit të gjakut, një akt humanitar që shpëton jetë dhe ndihmon në trajtimin e mijëra pacientëve që kanë nevojë për transfuzione gjaku\".\n\nDhjetëra nëpunës të ministrisë iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak, ndërsa pjesëmarrës janë edhe qytetarë dhe punonjës të institucioneve të tjera. Njoftimi thekson se \"dhurimi vullnetar i gjakut mbetet burimi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm për furnizimin e institucioneve shëndetësore me gjak dhe produkte të gjakut\", duke shtuar se qytetarët japin \"kontribut të drejtpërdrejtë në shpëtimin e jetëve dhe në forcimin e sistemit shëndetësor\".\n\n_Burim:_ IndeksOnline\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "MSH dhe QKTG nisin Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut",
  "updatedAt": "2026-06-13T23:51:00.976Z"
}