Apolonia tërheq 37 mijë vizitorë në 5 muaj, çfarë po ndryshon?
TIRANË — Parku Kombëtar i Apolonisë po zgjeron infrastrukturën turistike me një projekt që synon qendër të re vizitorësh, parking për autobusë, persona me aftësi të kufizuara dhe automjete elektrike, si dhe organizim të ri të itinerarit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi pamje nga punimet. Projekti financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian, ndërsa zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me MTKS dhe Bashkinë Fier.
Shifrat e ministrit tregojnë rritje: më shumë se 37 000 vizitorë në pesë muajt e parë të 2026-s, me 17% më shumë vizitorë në prill krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Parku, monument kulture pranë Pojanit në Fier, përfshin qytetin antik prej 120 hektarësh me mur fortifikues 4,5 km dhe zona ekstramurale me nekropole dhe tempuj.
Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere