External Publication
Visit Post

KRU Hidrodrini nis çkyçjet për borxhe në Pejë

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PEJË — KRU “Hidrodrini” ka nisur aksion çkyçjesh ndaj konsumatorëve borxhlinj në rajonin e Pejës, me synim rritjen e inkasimit. Inspektorët e kompanisë, të asistuar nga Policia e Pejës, kanë vepruar në rrugën “Bill Clinton”, në bashkësinë territoriale Vitomiricë dhe në fshatin Raushiq.

Aksioni do të zgjerohet edhe ndaj atyre që kanë nënshkruar kontrata riprogramimi borxhi, por nuk i kanë respektuar pagesat e parapara. KRU ka njoftuar se aktiviteti do të shtrihet në të gjitha komunat e zonës së saj të shërbimit.

“Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht”, thuhet në apelin e kompanisë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...