External Publication
Visit Post

1.928 pacientë në Emergjencën e Gjakovës në maj

Zhurma Press June 11, 2026
Source

GJAKOVË — Reparti i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës ka trajtuar 1.928 pacientë gjatë muajit maj, sipas të dhënave të publikuara nga spitali.

Nga këta raste, 97 ishin aksidente, shtatë lëndime nga rrahjet dhe katër raste dhune në familje. 13 pacientë u transferuan në QKUK për trajtim të mëtejmë, ndërsa pesë raste përfunduan me vdekje.

Spitali njoftoi se Emergjenca vazhdon të funksionojë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke ofruar reagim të shpejtë për rastet urgjente.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...