External Publication
Visit Post

Ylber Ramadani rinovon me Lecce deri në 2027

Zhurma Press June 11, 2026
Source

LEÇE — Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka rinovuar kontratën me klubin italian U.S. Lecce deri në verën e vitit 2027. Lajmi u zyrtarizua nga klubi i Serie A, duke i dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij që qarkullonin që nga janari i këtij viti.

Ramadani, 28-vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lecces në sezonet e fundit, duke u shndërruar në pikë referimi në mesfushë falë paraqitjeve të qëndrueshme. Me këtë rinovim, ai do të vazhdojë aventurën në elitën e futbollit italian të paktën deri në vitin 2027.

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/zyrtare-ylber-ramadani-rinovon-kontraten-me-leccen-deri-ne-vitin-2027/ — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...