{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreihsu7abycydwisjhpwdznpdjddmow2x7k7jph2ldjjdzglg3wzxyu",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnz5ot2kyjh2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreigfkt3bywyfhionmfxi2yxuu4qdffewfhpcmcjxshvuf6j2es7tbe"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 84568
  },
  "description": "Si u kujtua sakrifica e luftëtarëve në 11 qershor në kryeqytet?",
  "path": "/marsh-uck-prishtine-dita-clirimit-2026/",
  "publishedAt": "2026-06-11T11:46:32.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "ATSH"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, sot është mbajtur marshi i UÇK-së në kryeqytet. Marshi nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi në sheshin “Skënderbeu”, ku ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës parakaluan të veshur me uniformat e luftës.\n\nPara nisjes së marshit, janë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. Në homazhe morën pjesë veteranë të luftës së UÇK-së, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.\n\nRama tha se marshi është organizuar për të kujtuar sakrificën e luftëtarëve dhe dëshmorëve që kontribuan për lirinë e vendit. “Kemi bërë një marsh si shenjë të përkujtimit të sakrificës së madhe, të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të secilit dëshmor”, tha ai.\n\nAktivitetet për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës nisën që në orët e mëngjesit me homazhe dhe një seancë solemne, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes me organizime të tjera në kryeqytet.\n\n_Burim:_ ATSH_, https://ata.gov.al/2026/06/11/marsh-i-uck-se-ne-prishtine-per-diten-e-clirimit/\n— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Marsh i UÇK-së në Prishtinë për Ditën e Çlirimit",
  "updatedAt": "2026-06-11T11:46:32.967Z"
}