External Publication
Visit Post

Si do ta ndihmojë Franca Kosovën për Lojërat Mesdhetare 2030?

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka shprehur mbështetjen e shtetit francez për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 nga Kosova, duke e cilësuar këtë ngjarje si mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Guérot tha se Franca është e gatshme të ndajë përvojën e saj në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive, duke kujtuar suksesin e saj në Lojërat Olimpike. "Do të jenë lojërat e Kosovës, por ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë me ta", tha ai.

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030, ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në vend. Garat do të zhvillohen në Prishtinë dhe në disa qytete të tjera, ndërsa organizimi pritet të shoqërohet me investime në infrastrukturën sportive dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...