External Publication
Visit Post

73 milionë euro për dokumente personale në 5 vjet

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ) ka publikuar hulumtimin "Mbikëqyrja Publike e Prokurimit Publik: Studime Rasti", ku analizon tendera potencialisht të paligjshëm ku paratë publike nuk ishin prioritet.

Sipas gjetjeve, qytetarët kanë paguar 73 milionë euro për dokumente personale në pesë vjet — pasaporta, karta identiteti e patenta shoferi — bazuar në një tender 21-vjeçar me kontrata të cilat QKQ i quan "konfidenciale".

Hulumtimi nxjerr në pah edhe dy raste të tjera: tenderin e MPJ-së për qiranë e avionëve dhe atë të Komunës së Çairit për një pishinë shkolle.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...