External Publication
Visit Post

Eglant Koçi ekzekutohet nga shoku, trupi ende i zhdukur

Zhurma Press June 11, 2026
Source

TIRANË — Policia po zhvillon kontrolle në disa zona të Tiranës, në Pëllumbas, Qafë Mollë dhe fshatrat e Elbasanit, për të gjetur trupin e Eglant Koçit, 34-vjeçari që dyshohet se u vra nga shoku i tij Armand Shakaj.

Koçi doli nga banesa e tij më 4 qershor për të takuar Shakajn në një pallat në bulevardin "Zhan Dark". Kamerat e korridoreve e kapën duke hyrë, por jo duke dalë. Shakaj shkëputi kamerat, më pas urdhëroi kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të shkëpuste energjinë elektrike që të mos kapte transportimin e viktimës drejt makinës "Porsh" të parkuar jashtë.

Zyferi u arrestua si bashkëpunëtor; Gjykata e Tiranës e la në burg të mërkurën. Para gjykatës ai tha se nuk kishte dijeni për fatin e Koçit, duke shtuar se i ishte thënë se do të transportonte një frigorifer.

Policia gjeti gjurmë gjaku e mbetje biologjike në zyrë, materiale biologjike në bagazhin e makinës së Shakajt, dhe sekuestroi motorin e viktimës në zonën e 5 Majit. Të gjitha provat janë dërguar në laboratorin shkencor, që pritet të japë përgjigje zyrtare.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...