External Publication
Visit Post

Çfarë aktivitetesh shënon Prishtina për 27-vjetorin e çlirimit?

Zhurma Press June 10, 2026
Source

PRISHTINË — Komuna e Prishtinës organizon një varg aktivitetesh për 27-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, ndërsa institucione të tjera mbajnë forume dhe konferenca.

Homazhet nisin në orën 10:00 në Varrezat e dëshmorëve në Lagjen Velania, pasuar nga nderime te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në sheshin që mban emrin e tij (10:30). Në orën 11:00 mbahet seanca solemne në Sallën e Kuvendit Komunal.

Në mesditë, ish-pjesëtarë të UÇK-së do të marshojnë në uniforma nga sheshi "Zahir Pajaziti" deri te sheshi "Skënderbeu". Më vonë, në stadiumin "Fadil Vokrri", luhet ndeshja e Yjeve – Miqtë e futbollit (18:00).

Paralelisht, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon Forumin rajonal të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Hotel Sirius (9:00). Në Hotel Emerald vazhdon dita e dytë e konferencës ndërkombëtare "Urat e kujtesës: pajtim dhe drejtësi tranzicionale" (9:15). Ministria e Industrisë shënon Ditën Botërore të Akreditimit me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila (Hotel Venus, 9:30).

KQZ nis në orën 16:00 numërimin e fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë.

Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...