External Publication
Visit Post

VV kryeson me 42.91% me 80% të votave të numëruara

Zhurma Press June 10, 2026
Source

PRISHTINË — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar rreth 80 për qind të votave për kandidatë deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas të dhënave paraprake, Lëvizja Vetëvendosje mban kryesimin me 42.91 për qind.

Te VV-ja, Albin Kurti kryeson me 189,198 vota, ndjekur nga Glauk Konjufca me 148,705. Tek PDK-ja, Bedri Hamza mbledh 95,560 vota, ndërsa Vjosa Osmani Sadriu e LDK-së ka 62,856.

KQZ-ja projekton 48 vende për VV-në, 24 për PDK-në, 20 për LDK-në dhe 8 për Aleancën. Lista Serbe kalon pragun me 6.17 për qind.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...