{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreia6ujrpgkqko7omrhbkhrwgdhl4nangw2mq32jlxk5cwbth7wlwv4",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnxjypktimq2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreidpo3y6bb6fm3msiwohs7ischrpllwwaj254hv7vmaijsxmhnwekq"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 27428
  },
  "description": "Pse e quan AGK-ja 'sulm frontal' propozimin e nënkryetares Morina?",
  "path": "/agk-alarm-kpm-mbyllja-debat-plus-tv-dukagjini/",
  "publishedAt": "2026-06-10T20:21:27.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "AGK",
    "KPM",
    "Zëri"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur \"thellësisht i shqetësuar\" nga diskutimi i sotëm në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku nënkryetarja Drita Morina propozoi që në mbledhjen e radhës të diskutohet mbyllja e emisionit _Debat Plus_ në TV Dukagjini.\n\nAGK-ja e vlerëson këtë deklaratë si \"të papranueshme, të papërgjegjshme dhe si sulm frontal ndaj lirisë së medias\". Në reagimin e saj, citon se \"diskutimi i sotëm është vazhdimësi e vendimeve të pabaza ndëshkuese kundër mediave në ditët e fundit\".\n\nAsociacioni rithekson se nuk është në kompetencën e KPM-së të dënojë mediat për shkak të debatit dhe deklaratave të të ftuarve. Reagimi i AGK-së shkon më tej, duke iu referuar \"vendimeve të paprecedenta me gjoba nga përbërja e re e KPM-së\" që \"vërtetojnë alarmin e ngritur nga AGK-ja dhe shoqëria civile se KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes dhe Qeverisë, të cilat synojnë intimidimin e mediave dhe gazetarëve\".\n\nAGK-ja i bën thirrje KPM-së të heqë dorë nga praktika e ndëshkimit të mediave dhe të kryejë punën brenda kompetencave ligjore.\n\n_Burim:_ Zëri\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "AGK: KPM-ja kërcënon mbylljen e 'Debat Plusit' në TV Dukagjini",
  "updatedAt": "2026-06-13T23:51:38.793Z"
}