External Publication
Visit Post

Çfarë thotë ambasadori britanik për bllokadën institucionale në Kosovë?

Zhurma Press June 10, 2026
Source

PRISHTINË — Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka bërë thirrje urgjente për formimin e institucioneve të reja në Kosovë, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të mbetet pa stabilitet politik.

Sipas tij, partitë duhet të arrijnë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Hargreaves theksoi se Kuvendi ka qenë "plotësisht funksional vetëm për rreth 10 javë në 75 javët e fundit", duke shtuar se "shumë nga kjo kohë u është kushtuar procedurave, jo ndikimit te populli i Kosovës".

Ambasadori kërkoi certifikim të shpejtë të rezultateve zgjedhore dhe respektim të vullnetit të votuesve, duke vënë në dukje se vetëm institucione funksionale mund të prodhojnë "rezultate konkrete për qytetarët".

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...