Kush udhëheq garën e brendshme të votave në AAK?
Zhurma Press
June 9, 2026
PRISHTINË — Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të AAK-së ka arritur në 52,40%, duke dhënë një pamje të qartë të hierarkisë brenda partisë. Ardian Gjini kryeson me 20.793 vota, i ndjekur nga lideri i partisë Ramush Haradinaj me 18.660 vota dhe Daut Haradinaj me 14.336 vota.
Katër kandidatët e parë në listë kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës. Partia ka marrë 8 mandate sipas rezultatit preliminar. Renditja e mëtejshme mund të ndryshojë për shkak të kuotës gjinore, e cila mund të riformëtojë pozicionet e kandidatëve më poshtë në listë.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere