Kush është lojtari që Bashkimi e zyrtarizoi me kontratë dyvjeçare?
Zhurma Press
June 9, 2026
PRISHTINË — Klubi i basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e Arian Azemit për edicionin e ri. Klubi prizrenas njoftoi se ka arritur marrëveshje me basketbollistin, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do të jetë pjesë e skuadrës edhe në vitin 2027.
"Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht pjesë e KB Bashkimit me kontratë 2-vjeçare", thuhet në njoftimin e klubit në rrjetet sociale. Me këtë lëvizje, Bashkimi vazhdon të kompletojë përbërjen për sezonin e ardhshëm, teksa synon të mbetet një nga skuadrat pretendente për trofetë në basketbollin kosovar.
Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere