{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreibmt2n2up7qjlurejp3iafgnj7hc3ubn2b2d6jstcoxx4yjc2cs3q",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mntv6okwvd52"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreibcnkr74j2xf4fm5dq2gp7csb6fjn5eayxkz5zyrj36pvr4g7bfmi"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 80349
},
"description": "Më 9 qershor 1999, NATO dhe RFJ-ja nënshkruan marrëveshjen ushtarako-teknike që detyroi Serbinë të tërhiqte të gjitha forcat nga Kosova.",
"path": "/27-vjet-marrveshja-kumanoves-kosove-nato/",
"publishedAt": "2026-06-09T09:31:03.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"NATO",
"KFOR",
"RTV21"
],
"textContent": "PRISHTINË — Sot bëhen 27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, që i dha fund luftës në Kosovë pas 78 ditësh bombardime të NATO-s mbi caqet serbe. Marrëveshja, e nënshkruar më 9 qershor 1999 nga komandanti i parë i KFOR-it Michael Jackson dhe gjenerali serb Nebojsha Pavkoviq — i akuzuar më vonë në Hagë për krime lufte dhe gjenocid — hyri në fuqi më 11 qershor.\n\nMe të, Serbia u detyrua të tërhiqte të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova, duke përfshirë ushtrinë e rregullt, paramilitarët, forcat ajrore, shërbimet informative dhe policinë speciale. U caktua gjithashtu një zonë sigurie ajrore 25 km përtej kufirit dhe një zonë 5 km ku ndaloheshin armatimet e rënda.\n\nLufta la pas më shumë se 10 mijë të vrarë, rreth 5 mijë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptarë të zhvendosur. Më 10 qershor 1999, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Havijer Solana urdhëroi ndalimin e bombardimeve; një ditë më vonë, Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244. Më 12 qershor zbarkuan trupat e para të NATO-s, ndërsa forcat serbe nisën largimin. KFOR-i arriti në 37.200 ushtarë nga 36 shtete, të ndarë në pesë zona të përgjegjësisë. Në të njëjtën kohë, UÇK-ja u shpërbë për t'u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa OKB-ja nisi administrimin e përkohshëm të vendit.\n\n_Burim:_ RTV21\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Si i dha fund marrëveshja e Kumanovës 78 ditë lufte në Kosovë?",
"updatedAt": "2026-06-13T23:52:13.524Z"
}