{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreickkndtdqmmos35asug2dxfhruvmod7dq3hqkdkhfh6o4f4abrzom",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnsi4dfk7in2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreibeuuvqcsp4ki56aql7wqsde25ef7x6kdmrtvwieftofu22xbeyxu"
    },
    "mimeType": "image/png",
    "size": 582371
  },
  "description": "Operatorët turistikë raportojnë anulime nga Sllovakia dhe Gjermania, ndërsa kërkesa për paketa pushimesh ka rënë.",
  "path": "/turizmi-shqiperi-anulime-protesta-2026/",
  "publishedAt": "2026-06-08T20:04:26.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "ATA",
    "Telegrafi"
  ],
  "textContent": "TIRANË — Protestat që zhvillohen prej më shumë se një jave në Shqipëri kanë filluar të godasin sektorin e turizmit. Operatorët turistikë raportojnë anulime rezervimesh dhe rënie të kërkesës për paketa pushimesh verore.\n\n\"Në impaktin e drejtpërdrejtë të kancelimit kemi pas nga Sllovakia e cila ajo mban qëndrim pro-serb. Gjithashtu kemi pas anulime edhe nga Gjermani\", tha Rrahman Kasaj, kryetar i \"Unionit Turistik\". Kasaj shtoi se njerëzit \"nuk po blejnë dhe thonë ku e dimë ne se si shkon nesër\".\n\nEnrik Mehmeti, kryetar i ATA-s, vuri në dukje se \"klientët e tour-operatorëve botërorë janë të shqetësuar në një vend ku ka destabilizim\". Sipas tij, rikthimi i turizmit pas një goditjeje ka \"kosto të jashtëzakonshme\", duke përmendur Tunizinë dhe Egjiptin si shembuj.\n\nProtesta e Flamingove ka bërë që shumë agjenci turistike ta heqin Shqipërinë nga lista e sugjerimeve. Në vitin 2025 vendi u vizitua nga 12.4 milionë shtetas të huaj, të cilët gjeneruan 5.72 miliardë euro të ardhura.\n\n_Burim:_ Telegrafi\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Si po ikin turistët e huaj nga Shqipëria pas protestave?",
  "updatedAt": "2026-06-13T23:52:20.969Z"
}