External Publication
Visit Post

Çfarë stërvitje zhvilluan ushtarët e KFOR-it në Bondsteel?

Zhurma Press June 8, 2026
Source

PRISHTINË — Ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë kanë zhvilluar të hënën një stërvitje ushtarake mbrojtëse në kampin “Bondsteel”, ku morën pjesë forca të SHBA-së, Gjermanisë dhe Turqisë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja synonte të provonte operacionet e koordinuara të mbrojtjes, të forconte procedurat e mbrojtjes së forcave dhe të rriste aftësitë e reagimit ndaj emergjencave.

“Stërvitja bashkoi personelin e Forcave të Armatosura të SHBA-së, Gjermanisë dhe Turqisë dhe vërtetoi aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur shpejt kërcënimeve të mundshme, për të koordinuar veprimet mbrojtëse dhe për të ruajtur gatishmërinë operacionale në mbështetje të stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.

Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...