External Publication
Visit Post

Çfarë kërkojnë sindikatat e RTK-së në protestën e 9 qershorit?

Zhurma Press June 8, 2026
Source

PRISHTINË — Tri organizata sindikale të RTK-së — Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës — kanë njoftuar protestë për të martën, më 9 qershor 2026, në ora 12:00, para objektit të Televizionit të Kosovës.

Sipas njoftimit të tyre, protesta vjen si reagim ndaj mosalokimit të plotë të pagave për punëtorët e RTK-së. Sindikatat kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pjesës së mbetur të pagave dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve. Ato u kanë bërë thirrje punëtorëve që t’i bashkohen protestës në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë ekonomike.

Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...