External Publication
Visit Post

Çfarë thotë Hamza për marrëveshjen politike para konstituimit të Kuvendit?

Zhurma Press June 8, 2026
Source

PRISHTINË — Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk ka vija të kuqe për marrëveshje politike për bashkëqeverisje dhe krijimin e institucioneve. Në një konferencë për media, ai deklaroi se do të kishte preferuar një qeveri pa LVV-në, por shtoi se nuk është përjashtues.

“E kam dhënë preferencën time, që më e shëndetshme për vendin është krijimi i partive të cilat kemi qenë në opozitë”, tha Hamza. “Mirëpo nuk kam qenë përjashtues. Dhe mendoj që për me pasë institucione shpejt dhe të qëndrueshme duhet me pasë marrëveshje politike qysh tash, pa filluar ende konstituimi i Kuvendit”.

Hamza theksoi se “vendi dhe prioritetet e vendit nuk presin”, duke shprehur shpresën për formim të shpejtë të të gjitha niveleve të institucioneve — Kuvendit, qeverisë dhe Presidentit. Për abstenimin e madh qytetar në zgjedhje, ai ofroi një lexim të drejtpërdrejtë: “200 mijë vota më pak, po e thjeshtësoj çka na kanë thënë votuesit: ‘na keni lodhë – boll’”.

Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...