Çfarë tregon për Terras pjesëmarrja e ulët në zgjedhje?
Zhurma Press
June 8, 2026
PRISHTINË — Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka lidhur pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit me frustrimin publik nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike.
"Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik", shkroi Terras. Sipas tij, "bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së".
Terras theksoi se për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të çuar përpara reformat, bashkëpunimi ndërmjet partive politike është i domosdoshëm.
Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere